Ditën e enjte, datë 31.10.2019, nxënësit e klasës 8B të Shkollës Austriake, bashkë me mësuesen e tyre kujdestare, ndërmorën një veprimtari qytetare në kuadër të Ditës Kombëtare të Austrisë. Kjo veprimtari konsistoi në pastrimin e pjesës së molos në qendër të Shirokës dhe u mbështet nga Z. Besnik Tahiraga, drejtues i firmës”Kraft Neon”. Nxënësit tanë shprehën angazhim serioz dhe frymë bashkëpunimi në kryerjen e kësaj detyre vullnetare.
I përgëzojme ata me dashamirësi, që realizuan këtë punë të shkëlqyer me kaq zell dhe përpikmëri dhe gjithashtu urojmë të jemi shembull për nisma të mëtejshme, të ngjashme. Falenderojmë gjithashtu dhe Zotin Besnik Tahiraga për mbështetjen dhe angazhimin e treguar.
Gjyzepina Celi