Austria Schulnetzwerk

Aktivitet festiv me rastin e festës kombëtare të Austrisë

LajmComments Off on Aktivitet festiv me rastin e festës kombëtare të Austrisë

Tashmë është bërë traditë që drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“ të ftojë më 26 tetor me rastin e festës kombëtare të Austrisë të gjithë nxënëset/it dhe mësueset/it në sallën festive të „Atë Pjeter Meshkalla“.

Për të parën herë u këndua himni autriak nga një nxënëse e klasës së 8a. Mejba Kadija i magjepsi të gjithë me zërin e saj të mrekullueshëm dhe performancën e saj emocionuese. Në vijim përshëndetën publikun drejtoresha e shkollës, Mag. Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha znj. Sidita Bazhdari. Më pas ndoqëm performancën e një ansambli me gitarrë, i përbërë nga nxënës/e të klasave 8a dhe 9a me pjesën „Odë për gëzimin“ të Friedrich Schiller me muzikë nga Ludwig van Beethoven, nën drejtimin e mësueses Mikela Lekaj. Pas kësaj Rauda Kadija, nga klasa 8a, luajti në piano „për Elisën“ të Ludwig van Beethoven, poashtu nën drejtimin e mësueses Mikela Lekaj. Programi vijoi me një kërcim tradicional austriak „Landler„ , të cilin nxënëset/it e klasës 3a e kishin zgjedhur dhe mësuar vetë. Nxënësja Arselinda Sheqeri nga klasa 2a këndoi „Million Years Ago“ të Adele, me anë të së cilës ajo u prezantua në konkursin muzikor „Gjeniu i vogel“ në Tiranë. Mësuesja Anita Aigner së bashku me nxënës/e nga klasa të ndryshme prezantoi një kolazh me tekste dhe muzikë me titull „Sqaro himnin“. Në fund kërcyen Anida Borshi dhe Megi Dibra nga klasa 2b një kërcim të veçantë shqiptar, ku spikati ndër të tjera lidhja midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Duam të falenderojmë veçanërisht për pjesëmarrjen Konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër , z. Gjergj Leqejza dhe drejtoren e Bibliotekës Austriake, Oriona Zylja (Kraja). Falenderojmë përzemërsisht organizatorët e aktivitetit si dhe përkthyesen Nebije Abdall, skuadrën e teknikëve Tedi Pacrami dhe Noel Ljarja nga klasa 5a si dhe të gjithë protagonistet/ët, të cilën kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.

Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz, 2.11.2016

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”