Austria Schulnetzwerk

Workshop në shkollë për krijimin e stolive

LajmComments Off on Workshop në shkollë për krijimin e stolive

Conny Lang është një ish-maturante e një shkolle teknike austriake të ngjashme me shkollën tonë, punon në sektorin teknik, ka hobi udhëtimet, është dizenjuese stolish dhe një nga themelueset e shoqatës kulturore „Punishte krijuese“ në Linc.
Ajo erdhi në Shkodër më 27 dhe 28 tetor dhe u kujdes për një punishte për krijimin e stolive, ku morën pjesë vajzat e klasave 9a, 9b, 9c dhe 2b, të cilat prodhuan unaza apo karfica nga pjesë kompjuteri dhe nga një përzierje metalesh të ndryshme. Ne punuam me shumë emocion gjatë orëve të workshopit dhe krijimet e vajzave tona janë mbresëlënëse.

Faleminderit Conny Lang!

Margit Brückner
Fotos: Conny Lang dhe Brilanda Fishta, 3.11.2016

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”