Austria Schulnetzwerk

Grupi i cilësisë „Lëvizje dhe sport/Shkollë e shëndetshme“

LajmComments Off on Grupi i cilësisë „Lëvizje dhe sport/Shkollë e shëndetshme“

Pushime lëvizore në mësim

Lëvizja përmirëson vëmendjen dhe motivimin. Nxënësit mund të përqëndrohen më mirë
mund të mësojnë më lehtë. Pas një pushimi lëvizor ata nuk janë më aq të lodhur dhe të stresuar, ata ndihen më mirë. Lëvizja të çlodh dhe të argëton.

Këtë viti filloi projekti „pushime lëvizore në mësim“. U zhvillua një trajnim për nxënës/e dhe mësues/e të interesuar. Së pari u shpjegua rëndësia e tyre dhe më pas u diskutua se kur është momenti i duhur për të bërë pushime lëvizore. Në fund u prezantuan lëvizjet më të rëndësishme dhe u ushtruam së bashku. Një pushim lëvizor zgjat 3-4 miniuta.

Nxënësit pjesëmarrës u trajnuan për të drejtuar në klasë pushimet lëvizore. Ata duhet t’u shpjegojnë shokëve dhe shoqëve rëndësinë e lëvizjes dhe ushtrimeve. Ata duhet gjithashtu tua bëjnë të qartë se klasa ka nevojë për një pushim lëvizor dhe e veçanta është se ata në klasë luajnë rolin e „trajnerëve“ gjatë këtyre pushimeve. Pas ushtrimeve ata kanë ata kujdesën që në klasë të rikthehet shpejt qetësia.

Pushimet lëvizore u mirëpritën nga të gjithë dhe ne do t’i zhvillojmë edhe vitin e ardhshëm shkollorë.

Shkollë e shëndetshme – fruta për nxënësit
”An apple a day keeps the doctor away.“ (Një mollë në ditë mban larg mjekun) — Shumë nga ne e njohin këtë fjali nga mësimi i anglishtes ose e kanë dëgjuar në situata të ndryshme.
Pesë porcione fruta ose /dhe perime duhet të marrim në dietën tonë ditore! Ne synojmë, që përmes projektit „Fruta falas për nxënësit“, i cili startoi në nëntor 2015, të japim kontributin tonë për një ushqyerje të shëndetshme.
Në shkollë u ofruan për nxënësit dy herë në javë, të martën dhe të enjten, fruta falas. Në fillim ofruam molla dhe mandarina, më pas vetëm molla. Nxënësit i merrnin me dëshirë frutat dhe ne jemi shumë të lumtur që mund të kontribuojmë pak në ushqyrjen e shëndetshme të nxënësve tanë.
Ky projekt do të vijojë edhe vitin tjetër.

Maria Hönigsberger, 3.6.2016

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”