Austria Schulnetzwerk

Ditët e projektit në Lepushe – 9BC

LajmComments Off on Ditët e projektit në Lepushe – 9BC

Dy ditë çlodhje në fund të stresit shkollor dhe për më tepër, në peisazhin e bukur të Lepushës – u bë ëndrra për 9b dhe 9c realitet.
Më 31 maj, në orën tet, dy klasa u nisën së bashku me dy mësuesat kujdestar Mikela Lekaj dhe Maria Hönigsberger si dhe z.Dominik Höbert drejt Kelmendit, që quhet ndryshe dhe “Perla e Alpeve Shqiptare”. Përmes një rrugë spektakolare dhe me një pamje mahnitëse mbi malet, ndalesa e parë ishte fshati malor Tamarë, ku disa nxënës të guximshëm morën iniciativën të lahen në ujin e ftohtë të Cem-it.
Më pas u nisëm në Lepushe ku grupi u vendos në bujtinë.
Pas pushimit të drekës, në program ishte shëtitja e parë. Pronari i bujtinës udhëhoqi personalisht grupin mbi livadhe të pjerrët në një pikë nga e cila kishte një pamje të mrekullueshme mbi Lepushe dhe malet përreth. Pas kthimit në bujtinë, nxënësit u angazhuan në lojëra të ndryshme, të tilla si futboll, volejboll dhe frisbee. U vendos që para ekskursionit që ndalohet përdorimi i telefonit, gjë që na mundësoi komunikim me njëri-tjetrin.
Në mbrëmje vonë pronari ndezi jashtë bujtinës një zjarr, i cili krijoi romancë dhe ngrohtësi. Pas gjysëm ore vallëzimi erdhi thirrja për të fjetur, por jo të gjithë mundën të flinin. Na u desht pak përpjekje të që ata të shkonin të flinin.
Ecja në ditën e dytë ishte për disa shumë e mundimshme. Përmes një rrugë shumë të pjerrët shkuam në një livadh, nga mund të shihej Lepushe nga ana tjetër. Por, pavarësisht se të gjithë thonin “Unë nuk mundem më!” “Unë nuk do të ec më!”, “Unë tani do rri këtu!” -ata të gjithë mbërritën në destinacion, të rraskapitur, por krenar për arritjen ata u ulën mbi bar.
Gjatë rrugës së kthimit u ndalëm përsëri një gjysëm ore në Tamarë për t′u freskuar pranë lumit Cem para se grupi pastaj të shkonte drejt Shkodrës. Ditëve të projektit në malet e bukura të Shqipërisë i erdhi fundi, të lodhur por të kënaqur, të gjithë shkuan në shtëpi.

Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”