Austria Schulnetzwerk

Dita e Projektit në Bunk’Art

LajmComments Off on Dita e Projektit në Bunk’Art

Më 08.02.2017, klasa 9a u gëzua për një udhëtim në Muzeun “Bunk’Art” në Tiranë. Muzeu i hapur në pranverë 2016, prezanton për herë të parë për publikun e gjerë bunkerin e ndërtuar në vitet 1970 për elitën politike dhe ushtarake të kohës. Hapësirat janë rimodeluar pjesërisht si në origjinën e tyre, disa janë të pajisura me foto dhe artikuj, që kanë të bëjnë me historinë e vendit dhe të projektuara pjesërisht nga artistë me objekte dhe efektet e zërit për të dhënë në shumë mënyra një përshtypje të kohërave të kaluara. Nxënëset dhe nxënësit më të interesuar ishin të tronditur dhe të habitur gjatë vizitës së jo më pak se pesë kate nën tokë me një total prej 100 dhoma, nga të cilat gjatë turit tonë të udhëhequr vizituam vetëm 40. Ndër të tjera, ndodhet nëntokë një teatër në të cilin zhvillohen tashmë aktivitete publike. Pas një udhëtimi të lodhshëm nëpër trafikun e Tiranës, nxënësit e lodhur, por të pasuruar me informacione, mbërritën në Shkollën Austriake.

Mësues kujdestar 9a
Michael Maschek

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”