Austria Schulnetzwerk

Projekte të Austrisë në Shqipëri

LajmComments Off on Projekte të Austrisë në Shqipëri

Projektet për mbështetjen e Shqipërisë në fusha të ndryshme shteti austriak i ka nisur vite më parë, ndërsa sot ato janë të prekshme dhe me rezultat. Agjencia Austriake për Zhvillim ftoi një grup gazetarësh që të shihnin dhe njiheshin nga afër me punën që ata kanë kryer në 20 vitet e fundit, për ngritjen e kapaciteteve prodhuese, fuqizimin e ekonomisë dhe arsimit.
Një prej veprave që ata krenohen është Hidrocentrali i Ashtës, një nga më unikët në Europë përsa i përket teknologjisë hidro-matriks dhe marrëdhënieve miqësore me mjedisin, i projektuar dhe ndërtuar nga një firmë austriake. Në Shijak prej vitesh është ngritur dhe funksionon “Naber Konfeksion” një firmë që prodhon veshje vetëm për eksport. Përfaqësuesi i saj Nazmi Grori, thotë se “Pas përfundimit të shkollës nxënësit kanë ardhur dhe vazhdojnë të punojnë tek ne”. Agjencia Austriake për Zhvillim synon nëpërmjet një marrëveshjeje me Ministrinë e Arsimit që të rrisin nivelin e shkollave që nxënësit kur të dalin në jetë të jenë specialistë të vlerësuar.

Një tjetër projekt i sukseshëm është dhe shkolla Austriake “Peter Mahringer” Shkodër, siç shprehet dhe gazetarja nga gazeta “Dita”, ku shkolla jonë përshkruhet si një shkollë ku spikat një marrëdhënie shkëlqyer midis një stafi të përzier austriako-shqiptarë.
“Austria ka një dashuri për Shkodrën”, Austriakët ndihen në shtëpi në Shkodër”-kështu shprehet Gazeta Dita.
Mendohet gjithmonë se djemtë më të talentuar në teknikë, por këtë klishe e thyen intervista më poshtë me Tea Beqi, nxënëse e klasës së 11 në shkollën Austriake e cila në vitin 2016 fitoi çmimin “Women in Technology” në ” Europian Conference in Educational Robots”
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johann Sattler u shpreh se kjo mbështetje e Austrisë për Shqipërinë do të vazhdojë gjithmonë. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim me mundësitë tona me investime të ndryshme shumë sektorë aty ku Shqipëria ka më shumë nevojë.
Artikulli i plotë: Gazeta „Dita“: http://www.gazetadita.al/nje-shkodrane-shpallet-woman-in-technology-ne-vjene/
Video e RTSH-së: https://www.youtube.com/watch?v=z1pksZCHii8

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”