Austria Schulnetzwerk

Vizitë në kursin e gjuhës gjermane Vau i Dejës

LajmComments Off on Vizitë në kursin e gjuhës gjermane Vau i Dejës

Në kuadër të projektit „Gjuha gjermane në Veri të Shqipërisë“ të financuar nga Minstria e Arsimit e Austrisë, do të zhvillohet edhe në këtë vit shkollor një kurs i gjuhës gjermane në Vau i Dejës. Të enjten, më 16 dhjetor, vizituan drejtoresha Tagini, drejtuesja e projektit, Mikela Lekaj së bashku me koordinatorin e gjuhës gjermane Markus Offner, si dhe mësuesit Jozef Fasching dhe Maria Hönigsberger kursin e gjuhës gjermane dhe patën mundësi të bënin bashkëbisedime të vogla me ta. Delegacioni pa nga afër përparimin e nxënësve dhe çasjen pozitive ndaj ndaj gjuhës gjermane dhe ishin shumë të kënaqur që vizituan kursin. Mësuesja e kursit, znj. Rita Vuksani, është poashtu shumë e lumtur, që mund të drejtojë kursin këtë vit shkollor, pasi rezultatet e nxënësve janë shumë të larta. Drejtoresha e shkollës dhe mësuesit u larguan duke i uruar kursantëve pushime të mbara dhe duke shpehur dëshirën të vizitojnë sërish kursin në Vau i Dejes.

19.12.2016 Mikela Lekaj
Fotot: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”