Austria Schulnetzwerk

Vizitë në kursin e gjuhës gjermane në Mjedë

LajmComments Off on Vizitë në kursin e gjuhës gjermane në Mjedë


Të enjten, më 13 dhjetor, drejtuesja e projektit, znj. Mikela Lekaj së bashku me znj. Maria Hönigsberger vizituan kursin e gjuhës gjermane në Mjedë, i cili zhvillohet në kudër të projektit „Gjuha gjermane në Veri të Shqipërisë“. Gjatë vizitës në këtë kurs, të dy mësueset panë nga afër përparimin e nxënësve dhe patën mundësi të bënin bashkëbisedime të vogla me ta. Mësuesja e kursit, znj. Rita Vuksani, është poashta shumë e lumtur, që mund të drejtojë kursin këtë vit shkollor, pasi interesimi i kursantëve për gjuhën gjermane është shumë i madh. Drejtuesja e projektit falenderon Rita Vuksani për bashkëpunimin e mirë.

14.12.2016 Mikela Lekaj
Fotos: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”