Austria Schulnetzwerk

Vizitë e projektit„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“ në Koplik

LajmComments Off on Vizitë e projektit„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“ në Koplik


Edhe këtë vit u mundësua përmes financimit nga ana e Ministrisë së Arsimit të Austrisë, zhvillimi i një kursi të gjuhës gjermane në Koplik në kuadër të projektit „Gjuha Gjermane në Veri të Shqipërisë“. Ashtu si në të kaluarën, kurset drejtohen nga mësuesi Skender Curraj, duke arritur përparime, të cilat mund t′i shihnin nga afër edhe drejtoresha e shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj, koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner dhe MMag. Andreas Kucher gjatë një vizite më 17 dhjetor. Gjatë bisedave të shkurtra në gjuhën gjermane mund të shihnim përparimin e kursantëve, të cilët ndjekin një mësim sipas Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët. Delegacioni nga shkolla austriake „Peter Mahringer“ u largua duke u uruar këtyre kursantëve pushime të mbara dhe duke u premtuar se do ketë vizita të tjera edhe në vitin 2017.

20.12.2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”