Austria Schulnetzwerk

Projekt dedikuar temës „ Komunizmi“

LajmComments Off on Projekt dedikuar temës „ Komunizmi“

E shkuara nuk duhet harruar, pasi në të kundërt rrezikon të përsëritet. Në Shkoder kur flitet për periudhën komuniste, ende sot tek shumë qytetarë janë të freskëta vuajtjet dhe torturat ç’njerëzore të kryera për 50 vite mbi një popull të tërë.

Nxënësit e shkollës tonë arritën pas një pune shumë të gjatë të intervistojnë, regjistrojnë dhe përpunojnë intervistat e pesë viktimave së diktatures me të egër në Evropë gjatë shekullit së fundit.
Pas disa muaj punimesh, në vendin e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër, të rinjtë e shkollës tonë prezantuan të shtunën punimet e tyre në kuadër të projektit “Shkodra Kujton”. Për të pranishmit u shfaqën imazhe dhe intervista të personave që për vite me radhë vuajtën burgjeve të regjimit komunist.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm zv/Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili inkurajoi të rinjtë që të njohin të kaluarën për të hedhur hapa të sigurt në të ardhmen. Nuk është e thjeshtë të flasësh për një të kaluar të dhimbshme, por gjithsesi shoqëria ka nevojë të dëgjojë rrëfime nga dëshmitarët dhe të kuptojë shkleljet nën një regjim të tmerrshëm të kaluar.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi në këte event se më shumë së kurrë kemi nevojë të lexojmë dhe të njohim historinë për të mos iu kthyer më.

Hajro Plaku

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”