Më 20 shkurt 2018, vizitoi shkollën austriake kardiopediatrja Arketa Pllumi-Guli me ftesë të mësueses së biologjisë Gjysepina Celi.
Znj. Pllumi-Guli mbajti një prezantim për klasat e 8-të në kuadër të orës së biologjisë.
Nxënësit bënë pyetje, të cilat i kishin përgatitur më parë gjatë mësimit të biologjisë. Ata kishin interes të veçantë për sëmundjet gjenetike të lindura kardiovaskulare.
Falënderojmë Dr. Arketa Pllumi-Guli për informacionin e vlefshëm.
Gjysepina Celi