Austria Schulnetzwerk

Prezantim në konferencën ndërkombëtare të sindikatave në Tiranë

LajmComments Off on Prezantim në konferencën ndërkombëtare të sindikatave në Tiranë

Konferenca e 29-të mbi Bashkëpunimin e Sindikatave në Evropë (KGZE) u zhvillua në Tiranë nga 18 deri më 21 maj. Konferenca u organizua nga Qendra Evropiane për Çeshtjet e Punonjësve (EZA) dhe Qendra Austriake për Formimin e Punonjësve (ÖZA) në bashkëpunim me Sindikatën Shqiptare për Profesionet e Turizmit SAUATT.

Ish-drejtore Gerlinde Tagini dhe Manfred Tagini, ish mësues në Shkollën Austriake, morën një ftesë personale nga Fritz Neugebauer, ish-President i Këshillit Kombëtar dhe Kryetari i Sindikatës për Shërbimin Publik, tani President i EUROFEDOP, Federata Evropiane e Punonjësve në Shërbimet Publike. Ata patën mundësi për të diskutuar për jetën e ardhshme të nxënësve dhe të rinjve në një “botë dixhitale” përmes modelit të shkollës “Peter Mahringer” në Shkodër. Në një prezantim gjysmë ore, Gerlinde dhe Manfred Tagini dhanë një pasqyrë të historisë së shkollës, objektivat kryesore dhe shkollimin specifik. Më pas vijuan disa diskutime.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”