Austria Schulnetzwerk

„Peter Mahringer“, pjesë e aktiviteteve sportive në rang qyteti

LajmComments Off on „Peter Mahringer“, pjesë e aktiviteteve sportive në rang qyteti


Shkolla Austriake nuk triumfon vetëm në konkurset e informatikës apo shkencave të tjera ekzakte, që jane pika jonë e fortë. Nxënësit tanë janë edhe sportistë të talentuar.
Kështu, pas kampionateve të shahut dhe ping-pongut të zhvilluara brenda ambienteve të shkollës, ata morën pjesë në aktivitetet e të njëjtave zhanre sportive të zhvilluara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, Shkodër, ku patën paraqitje shumë të mirë si ndër vajza, ashtu edhe ndër djem.

Vendin e dytë në ping-pong, rang qyteti, e mori nxënësi Seldi Bilani, klasa 7C.
E vendin e tretë në shah nxënësi Gezmir Basha, klasa 7B.

Urime dhe suksese të mëtejshme, të dashur nxënës!

Tekst dhe foto: Nefail ZHEJANI

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”