Austria Schulnetzwerk

Peter Mahringer në konkursin ndërkombëtar CodingContest

LajmComments Off on Peter Mahringer në konkursin ndërkombëtar CodingContest

Më 16.11.2018, pesëmbëdhjetë nxënëse e nxënës veçanërisht të angazhuar të viteve të katërta e të pesta të shkollës sonë morën pjesë për herë të parë në konkursin e programimit të www.codingcontest.org, që zhvillohet rregullisht dhe është i mirënjohur përtej kufinjve të Evropës. Kësaj radhe, tre mijë talente të reja nga e gjithë bota vunë në provë aftësitë e tyre.
CodingContest është i njohur për faktin, që për zgjidhjen e detyrave të paraqitura në të, nuk mjaftojnë vetëm njohuri të mira programimi, por në të njëjtën sasi kërkohen dhe kreativitet dhe të kuptuarit matematikor i problemeve.
Edhe pse ideja e paraqitjes kishte rol dytësor dhe atë parësor e zuri kënaqësia në zgjidhjen e problemeve praktike, nxënëset e nxënësit arritën të paraqesin rezultate të mira. Për t’u përmendur në mënyrë të veçantë është Edmond Hasanaj, i cili shpalosi përpjekje të mençura dhe të suksesshme për të kuptuar problemet e paraqitura në konkurs.

Teksti: Andreas Kucher

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”