Austria Schulnetzwerk

Përfundimi me sukses i kursit të gjuhës gjermane në Koplik

Kursi i gjuhës gjermane i cili zhvillohet në kuadër të projektit „Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut“ në shkollën 9-vjeçare „Abdyl Bajraktari“ përfundoi të dielen më 8 maj. Unë, si, drejtoreshë e shkollës austriake pata kënaqësinë, që në praninë e mësuesit të gjuhës gjermane, Skender Curraj, të drejtueses së projektit Mikela Lekaj, të drejtuesit të mëparshëm të projektit Prof. Manfred Tagini dhe të koordinatorit të gjuhës gjermane, t’ua shpërndaja të gjithë nxënësve çertifikatat e pjesëmarrjes në kurs, çka i gëzoi shumë. Shfrytëzoj rastin për të falenderuar Ministrinë e Arsimit dhe Grave të Austrisë për financimin e kursit dhe shpresojmë që të kemi mbështjen e saj për të realizuar këtë kurs edhe vitin e ardhshëm shkollor.
09.05.2016 Gerlinde Tagini
Fotos: Markus Offner

Post comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”