Shkolla Austriake „ Peter Mahringer“ mori pjesë të enjten, më 03.03.2016, në Panairin e Ideve –Cilësia në Arsim, zhvilluar në pedonalen përpara bashkisë dhe organizuar nga Drejtoria Arsimore Shkodër.
Secila shkollë kishte mundësi të prezantohej para vizitorëve të shumtë. Shkolla jona u përfaqësua nga 3 skuadra nën drejtimin e grupit të marrëdhënie me publikun në shkollë, përfaqësuar nga Brilanda Fishta.
Dy grupet, Tea Beqi me Jons Bori (2a) dhe Edmond Hasanaj me Mariel Hajdari (2b) treguan, se si ata kanë programuar një robot të kryeje komanda të thjeshta. Grupi Gelirt Ramadani dhe Iris Hoxha (5a) prezantuan rezultatin e punimit të diplomës, ku përmes një karte chip të programuar mund të hapin një derë.
Vizitorët e shumtë në tendën tonë ishin shumë të interesuar dhe përgëzuan nxënësit tanë për arritjet e tyre. Shfrytëzojmë dhe ne rastin për të falenderuar nxënësit për angazhimin e tyre.
04.03.2016
Text: Brilanda Fishta