Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake në panairin e arsimit profesional në Shkodër

Më 6 maj 2016 u zhvillua në Shkodër, me iniciativë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë panairi i shkollave profesionale në Shqipërinë së Veriut. Me dhjetëra shkolla dhe institucione profesionale shfrytëzuan mundësinë për të prezantuar veten në stendat e organizuara në pedonalen e qytetit.
Në qendër të këtij aktiviteti ishte dhe diskutimi në podium, me temë „Unë zgjedh arsimin profesional“. Në podium diskutuan Blendi Klosi, Ministër për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër, Gjergj Leqejza, biznesmen dhe Konsull Nderi i Austrisë, disa biznesmenë tjerë dhe Gerlinde Tagini, drejtore e shkollës austriake, në lidhje me rëndësinë e arsimit profesional. Gjatë fjalës së saj, drejtoresha theksoi rëndësinë e arsimit e profesional në Austri, duke shpresuar se qeveria do t’i kushtojë arsimit profesional edhe në të ardhmen shumë vëmendje.
Në fund vizitoi Ministri Klosi stendat e shkollave dhe institucioneve të ndryshme. Në stendën e shkollës austriake ministri mësoi me saktësi nga nxënësit se si funksionojnë robotët, të cilët ata i kishin ndërtuar dhe programuar vetë.
6.5.2016, Drejtoria

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”