Austria Schulnetzwerk

„Austria lexon 2016“- Projekti ynë letrar kushtuar Migjenit

LajmComments Off on „Austria lexon 2016“- Projekti ynë letrar kushtuar Migjenit

Migjeni është një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili ka shkruar për tema si feja, vendlindja, varfëria dhe dashuria dhe vlen si themelues i letërsisë moderne shqiptare të shekullit të 20-të.
Ne (15 nxënës dhe nxënëse të klasave të 8-5) kemi punuar një projekt mbi Migjenin dhe kryesisht mbi jetën dhe lirikën e tij.
Në fazën e parë kemi marrë pjesë në workshope në universitetin „Luigj Gurakuqi“ dhe kemi studjuar disa nga poezitë e tij.
Më tej morëm pjesë në një aktivitet në kuadër të „Austria lexon 2016“ në bibliotekë austriake në Shkodër si dhe më 10.11 në darkë bëmë një prezantim të projektit në shkollën tonë në praninë e disa të ftuarve.
Gjatë këtij aktiviteti, ndër të tjera, interpretuam poezi të Migjenit, prezantuam jetën e tij dhe treguam se veprat e tij janë shumë aktuale edhe në ditën e sotme. Ne realizuam edhe pyetsorë për kalimtarët për të zbuluar se sa e njohin Shkodranët poetin , emrin e të cilit mban teatri ynë.
Pika të tjera të aktivitetit ishin: inskenime të letrave të poetit shkruar të dashurës së tij, ku ne shfaqëm talentin tonë në aktrim, shfaqja e një videoje të bazuar në tekstet e autorit si dhe një bisedë me kritikun e njohur letrar, Kadri Ujkaj.
Inserte muzikale e plotësuan këtë mbrëmje interesante, e cila pati mjaft sukses. Madje dhe stacioni televiziv „Star TV“ transmetoi një lajm mbi aktivitetin tonë.
Bashkëpunimi produktiv dhe krjues – së bashku me „rrëmujën“ që krijohet- pasi pjesëmarrës ishin nxënës nga klasa të ndryshme, ishte një eksperiencë e rëndësishme dhe e bukur. Ne jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në këtë projekt letrar, i cili për nga forma ishte hera e parë që zhvillohej në shkollën tonë.
Falenderojmë veçanërisht mësuesin tonë Karl Heurix, i cili na mbështeti dhe motivoi gjatë punës sonë dhe na „duroi“ deri në fund.

Liana Shpani (5s4)

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”