Austria Schulnetzwerk

Nxënësit nga Neunkirchen takojnë nxënësit në Shkodër, pjesa 2

LajmComments Off on Nxënësit nga Neunkirchen takojnë nxënësit në Shkodër, pjesa 2


Një lamtumirë me lot në sy ishte fundi i kësaj jave (21 – 27. 4. 2018) emocionuese dhe interesante me mysafirët austriake nga Neunkirchen. Ishte një javë me shumë përshtypje dhe eksperienca të reja, një javë për të mësuar gjuhën shqipe, duke ndjekur orët e mësimit dhe duke vizituar atraksionet. Kjo ishte një javë, në të cilën nxënësit shqiptarë folën në një atmosferë të relaksuar shumë gjermanisht, dhe bënë përparim të madh, një javë në të cilën u bë një shkëmbim kulturor midis moshatarëve dhe jo, si zakonisht, ndërmjet mësuesve dhe nxënësve. Por mbi të gjitha ishte një javë në të cilën u lidhën miqësi, miqësi mes të rinjve shqiptarë dhe austriakë.
Ne falënderojmë Prof. Ruesch dhe Prof. Holper dhe nxënësit austriakë për vizitën e tyre në Shkollën Austriake në Shkodër dhe shpresoj që të shihemi përsëri në Neunkirchen vitin e ardhshëm.

Maria Hönigsberger
2A dhe 2B

Alesio (2B)
Duhet ta them. Në fund u ndjeva komplet bosh kur nxënësit austriakë ishin larguar. Ja kam kaluar shumë mirë dhe mezi pres deri vitin tjetër. Falenderime të veçanta për Enrique, Lani, Daniel, Emre, Isis, Chiara dhe zotin Holper. Shihemi vitin tjetër!!!

Erbli (2B)
Kjo vizitë ishte një ide shumë e mirë, sepse ne kemi mësuar shumë gjëra të reja për Austrinë dhe të rinjtë atje, gjuhën, kulturën etj. Kemi miq të rinj tani jashtë dhe këto kontakte mund të jenë të dobishme më vonë. Mendoj se kjo vlen edhe për nxënësit austriakë.

Era (2A)
Vizita e austriakëve ishte përvoja më e mirë që patëm këtë vit shkollor. Nxënësit austriakë ishin shumë të mirë dhe miqësorë, dhe ne u argëtuam shumë. Së bashku ne qeshëm shumë, luajtëm, folëm për gjëra të ndryshme dhe praktikuam dhe përmirësuam gjermanishten. Për mua, koha që kaluam së bashku ishte shumë e bukur, por kaloi shumë shpejt. Prandaj kam kërkuar që ata të qëndrojnë këtu më gjatë në Shkodër. Kam gjetur miq të rinj që nuk do ti harroj kurrë. Mezi e pres që t’i takoj vitin e ardhshëm.

Donisa (2A)
Javën e kaluar unë me të vërtetë u kënaqa me nxënësit austriakë. Ata ishin të gjithë shumë të mirë dhe miqësor. Unë shpresoj se do të takohemi përsëri.

Samanta (2B)
Zonja Hönigsberger, dëshiroj t’ju falënderoj për këtë javë me të vërtetë të bukur, të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Më vjen mirë që kam pasur rastin të njihja nxënësit austriakë. Ishte me të vërtetë një javë e shkëlqyer. Mezi e pres vizitën e ardhshme. Faleminderit përsëri!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”