Austria Schulnetzwerk

MinR Habelt vizitoi projektin “Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut “

LajmComments Off on MinR Habelt vizitoi projektin “Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut “

Ka pasur një surprizë të madhe në mbylljen e kursit në kuadër të projektit „Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut” të shtunën, më 03.06.2017 në shkollën nëntëvjeçare në Koplik. Z. MinR Habelt, i cili kryesoi provimin e maturës austriake me gojë në Shkollën Austriake, u bëri një surprizë pjesëmarrësve në kursin e gjuhës gjermane, i cili drejtohej nga z. Skender Curaj. Në prani të menaxheres së projektit Mikela Lekaj, drejtorit Josef Fasching, koordinatorit të gjuhës gjermane Markus Offner dhe mësueses së gjuhës gjermane Maria Hönigsberger dhe një mysafireje nga Austria, Prof. Ilse Ruesch, BG / BRG Neunkirchen, u uroi delegacioni i vizitorëve të gjithë nxënësve gjitha të mirat dhe një mbyllje sa më të suksesshme të vitit shkollor. Dëshirojmë t′i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Ministrisë së Arsimit të Austrisë, e cila bëri të mundur financimin e projektit.

05.06.2017 Markus Offner Fotografitë: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”