Austria Schulnetzwerk

Ministri i Jashtëm i Austrisë viziton Shkollën Austriake!

LajmComments Off on Ministri i Jashtëm i Austrisë viziton Shkollën Austriake!

Me rastin e vizitës së tij dyditore në Shqipëri, Ministri i Jashtëm i Ausstrisë, Dr. Michael Linhart nderoi me vizitën e tij edhe Shkollën Austriake HTL në Shqipëri.
Bashkë me ambasadorin austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, Konsullin e Nderit të Austrisë, Zotin Gjergj Leqejza si dhe Zëvendëspresidentin e Dhomës së Tregtisë së Austrisë, Mag. Philipp Gady, Zoti Ministër i Jashtëm erdhi në shkollë.
Aty, maturante dhe maturantë prezantuan punimet e zgjedhura të diplomave nga degët Teknikë Mediatike, Teknikë Sistemesh dhe Teknikë Rrjeti, duke lënë kështu përshtypje, që lë gjurmë gjatë, si përsa i përket kompetencave të tyre teknike informatike, ashtu edhe kompetencave përsa i përket gjuhës gjermane të zotëruar.
Vizita u përfundua me ushqim bufe jashtë dhe biseda të këndshme më mësueset dhe mësuesit si dhe nxënëset dhe nxënësit.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”