Austria Schulnetzwerk

“Panairi i Arsimit Profesional dhe Asistencës së BE-së”

LajmComments Off on “Panairi i Arsimit Profesional dhe Asistencës së BE-së”

Shkolla jonë mori pjesë më 11.5. 2017 në “Panairi i Arsimit Profesional dhe Asistencës së BE-së” , i cili zhvillohej në shkollën profesionale “Kolin Gjoka”, e rikonstruktuar me fondet e BE-së. Panairi i hapur për nxënës, qytetarë, biznese, strukturat qeverisëse lokale, kishte si qëllim promovimin e mundësive të arsimit dhe formimimit profesional për të rritur punësimin e të rinjve. Shkolla jonë u prezantua me keta projekte: Sensori i largësisië (Gezim 2b), Home Smart Home (Tea, Arens 3a), Botball-Roboter (Edmond, Denis 3b), www.Yea.al (Evis 4a), dhe teknika mediatike (Aldo, Anida 2b). Mësues shoqërues ishin Gernot Scheffknecht, Bekim Alibali dhe Brilanda Sulejmani Fishta.
Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Informacionit pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Jan Rudolph, inkurajoi vajzat e djemtë e Lezhës, për t’u bërë pjesë e arsimit profesional për një punësim të sigurt. Si histori suksesi u ftua ne skenë ish- nxenesi i shkollës sonë, Ehad Kraja, i cili tashmë është pjese stafit te shkollës austriake.
Brilanda Fishta Sulejmani
Fotos Aldo und Anida 2b

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”