Austria Schulnetzwerk

Vrapim sensibilizues

LajmComments Off on Vrapim sensibilizues

Ditën e dielë, më 29 maj 2016 shkolla jonë, përfaqësuar nga nxënësit Klid Selhani, Ledion Rejzi, Petro Dingu, Aldo Sheldija dhe nga mësuesja e fizkulturës, Ana Gjelaj, morën pjesë në maratonën prej 6.5 km me nisje nga pedonalja „Kole Idromeno“ në qendër dhe mbërritje në Shiroke. Synimi i këtij vrapimi, i cili ishte i organizuar nga konsullata e nderit e Hungarisë dhe shoqatën Shkodra Tenis ishte të rriste ndjeshmërinë e shkodranëve ndaj problemeve sociale në qytet.

Ky aktivitet sportiv kishte dhe një tarifë fakultative pjesëmarrje, e cila do të shkonte për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të „Shtëpisë së fëmijës“ në Shkodër.

Qëllimi afatgjatë i kësaj maratone është kthimi i saj në një traditë për qytetin.

30.06.2016 Ana Gjelaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”