Austria Schulnetzwerk

Lexim nga libra të autores austriake Renate Welsch

LajmComments Off on Lexim nga libra të autores austriake Renate Welsch


Të premten, më 23 mars 2018, klasat 2a dhe 2b, morën pjesë në aktivitetin letrar të autores së mirënjohur austriake, Renate Welsch. Ata u shoqëruan nga mësuesit: znj. Schrempf, z. Plaku dhe z. Aigner.
Oriona Kraja, drejtoreshë e Bibliotekës Austriake ftoi Zj. Welsch të prezantonte në Shqipëri pjesë nga librat e saj. Pas një hyrje të shkurtër, filloi leximi nga pjesët e librave. Fragmentet nga tregimi “Vamperl” dhe romani biografik “Johanna” e impresionuan veçanërisht audiencën. Vërejtjet e autores për punën e saj dhe mendimet që ajo dha me tekstet e saj nxitën një diskutim të gjallë.
Disa nxënës e morën këtë aktivitet si një shtysë për t’u marrë më shumë me letërsinë austriake.

Thomas Aigner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”