Austria Schulnetzwerk

Konkursi: „Të lexojmë bukur tekste në gjuhën gjermane“

Më 18 maj 2016 u zhvillua për herë të parë të parë një konkurs i shkollës austriake „Peter Mahringer“ në bashkëpunim me gjimnazin gjuhësor „ Shejnaze Juka“. Patëm nderin që në shkollë tonë të përshëndesim nxënësit e kësaj shkollë të shoqëruar nga drejtori dhe mësues/e të gjuhës gjermane. Pas një prezantimi të ambjenteve të shkollës sonë, filloi konkursi. Të gjithë pjesëmarrësit dhanë më të mirën nga vetja.
Vendin e 1-rë e zuri nxënësja Telida Shabani nga gjimnazi gjuhësor. Vendin e 2-të dhe të 3-të përkatësisht Megan Cungu dhe Egli Hasmegaj , të dyja nxënëse të klasës së 9c në shkollën tonë. Shumë mbresëlënëse ishte shfaqja teatrale nga gjimnazi i gjuhëve të huaja. Në fund të gjithë kishim merituar të hanim diçka nga bufeja. Dukej në fytyrë që të gjithë ndiheshin më mirë tani. Do të ishte bukur sikur ky aktivitet të përsëritej dhe në vitet e ardhshme, pasi bashkëpunimi midis shkollave është gjithmonë një pasurim për jetën shkollore. Falenderojmë drejtoreshën, znj. Gerlinde Tagini, pa mbështetjen e së cilës nuk do të mund të realizohej ky projekt.

Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz, Mikela Lekaj, 18.5.2016

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”