Austria Schulnetzwerk

Konkursi i leximit në gjuhë gjermane

LajmComments Off on Konkursi i leximit në gjuhë gjermane

Më 23 maj 2017, në kuadër të bashkëpunimit me shkollat shqiptare u zhvillua për herë të dytë një konkurs leximi në gjuhën gjermane midis Shkollës Austriake “Peter Mahringer” dhe gjimnazit të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka“. Këtë herë shkolla jonë ishte mysafir në gjimnazin e gjuhëve të huaja “ Shejnaze Juka“ .Pas një pritje shumë të ngrohtë nga nëndrejtore znj. Afërdita Haka dhe disa kolegë të gjuhës gjermane filloi konkursi i leximit. Të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të përgatitur dhe dhanë më të mirën. Rei Hoxha nga Shkolla Austriake zuri vendin e parë. Dy vendet e dyta shkuan për Esmeralda Maksuti nga shkolla e gjuhëve të huaja dhe për Aldo Sheldija nga Shkolla Austriake. Falenderojmë për mikpritjen dhe do të presim vitin e ardhshëm, ku shkolla austriake do të ftojë sërish gjimanzin e gjuhëve të huaja.
Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz, Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”