Austria Schulnetzwerk

Konferenca e dialogut Eljub, Tulln pranë Danubit, Austri

LajmComments Off on Konferenca e dialogut Eljub, Tulln pranë Danubit, Austri

Më 22.09.2023 u zhvillua në Tulln të Austrisë konferenca e dialogut. Në këtë takim morën pjesë nxënëset Jonejda Zaimi dhe Stefi Fushaj (3A). Pjesëmarrës ishin po ashtu të rinjtë nga 7 shtete europiane: Austri, Itali, Rumani, Poloni, Bullgari, Çeki dhe Hungari. Workshopi-i filloi me prezantimin e temave të mëposhtme: 1Youth Goal#1-„Të rinjtë dhe Bashkimi Europian“ 2.Youth Goal#4 – „Dialog konstruktiv dhe lidhja e Bashkimit Europian me median“ dhe Youth Goal#10 – Planet e BE-së për një Europë të gjelbërt – Green Deal.
Programi ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë të rinjtë u ndanë në tre grupe dhe diskutuan temat e dhëna me njëri-tjetrin, së bashku me mentoret e tyre. Ndërsa në pjesën e dytë, grupeve iu bashkuan përfaqësues nga politika, ku të gjithë patën mundësi të shtronin pyetje, të jepnin mendime dhe sugjerime.
Nuk munguan as shëtitjet rreth qytetit dhe të rinjtë u angazhuan më së miri, ndërkohë që njihnin kultura dhe miq të rinj.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”