Austria Schulnetzwerk

Fëmijët vizitojnë shkollën teknike

LajmComments Off on Fëmijët vizitojnë shkollën teknike

Me 27 maj u zhvillua në shkollën tonë, në bashkëpunim me drejtorinë Arsimore Shkodër, projekti „ Fëmijët vizitojnë shkollën teknike“, i cili u drejtua nga mësuesja e informatikës , Emirjola Kashi.
Në kuadër të projektit “Kinder-HTL”, shkolla jonë ftoi nxënës të klasës se katërt të shkollës „Martin Camaj“ të marrin pjesë në „Challenge Day“.

Nxënësit u shoqëruan nga mësues të shkollës tonë si dhe nxënës të klasës së 3A në disa sfida e lojëra të përgatitura enkas për ta.
Në këtë mënyre ato krijuan kontaktin e parë me lëndët teknike të shkollës tonë si dhe njohën sallat e mësimit.
Entuziazmi i tyre dhe shpirti i lojës ishin të papërshkrueshëm. Jam e bindur që kjo ditë do mbetet gjatë ne kujtesën e tyre.
Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë me shkollat e tjera në vitet e ardhshme.
Një falenderim i veçante shkon për drejtoren Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoren Sidita Bazhdari dhe nxënësit e klasës 3A , të cilët mundësuan realizimin e projektit.

3.6.2016 Emirjola Kashi

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”