Austria Schulnetzwerk

Karnevalet në Shkodër

Atmosferës së Karnevaleve në Shkodër me datë 7 dhe 8 shkurt iu bashkua edhe Shkolla jonë duke u prezantuar denjësisht me një vals vienez.

Drejtoresha e shkollës Tagini pati idenë e këtij valsi dhe mbështeti realizimin e tij.

Nxënësit e shkollës Ambra Gavoçi (4as5), Anida Borshi Aron Terzeta (9b), Irza Gërçari, Loren Ujkashi (4as5), Pjetro Dodani, Jozef Çekaj (3b), Sindi Shala (4as5), Skerdilajd Skuka (2c) dhe Xhoi Pavaci (9b) sollën atmosferën vieneze në qytetin e Shkodrës. Prezantimi i tyre krenoi shkollën Austriake dhe qytetin e Shkodrës duke shfaqur fisnikërinë dhe bukurinë e këtij kërcimi.

Falenderojmë Drejtorëshën për idenë edhe përkrahjen, nxënësit për pjesëmarrjen dhe prezantimin, Prof Aldo Nikën për gadishmërinë dhe kontributin e tij për prezantimin tonë me profesionalizëm.
Urime,

Sidita Bazhdari

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”