Austria Schulnetzwerk

Karnevale në Shkodër

LajmComments Off on Karnevale në Shkodër

Ditën e diel, datë 26.02.2017 u organizuan Karnevalet në qytetin e Shkodrës. Shoqata kulturore teatrore“ Zef Jubani „ në bashkëpunim me Bashkine e qytetit të Shkodrës dhe Drejtorinë Arsimore Shkoder mundësuan realizimin me sukses të tyre.
Nxënësit e shkollave të qytetit mundësuan një atmosferë festive me prezantimet e tyre . Shkolla jone u prezantua denjësisht me nxënës të klasave të ndryshme: Pjetro Dodani 4b, Jozef Çekaj 4b, Skerdilajd Skuka 3a, Anida Borshi 2b, Megi Dibra 2b, Sara Kumanova 2b, Xhoi Pavaci 2b, Anselma Nika 9b, Din Mekic, 9b, Megi Isufi 9b. Grupi i vallëzimit prezantoi valsin me mesazhin” Të shijojmë dhe të jetojmë rininë nën ritmet e muzikës dhe vallëzimit, për të qënë në rrugën e edukimit të mirë”!
Falenderojmë Drejtorinë dhe stafin e mësuesve për përkrahjen, gjithashtu Prof. Aldo Nika për koreografinë mbresëlënëse.
Shkolla u vlerësua me çmim të parë dhe për këtë I urojmë të gjithë nxënësve “Suksese të mëtejshme”.

Sidita Bazhdari

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”