Austria Schulnetzwerk

IT Challenge Day

LajmComments Off on IT Challenge Day

IT Challenge Day

Më 27.05.2016 u zhvillua për herë të tretë në Shkollën Austriake „IT Challenge Day“ („Dita e sfidave në fushën e IT-së“). Nën drejtimin e Michael Maschek përgatitën mësuesit e informatikës Welat Abdall, Fasching Josef, Höbert Dominik, Kashi Emirjola, Öntürk Özkan, Plaku Hajro, Shalaldeh Iyad dhe Wutschitz Birgit gjithsej 9 sfida për nxënësit e klasave të nënta si dhe për vitet e dyta. U formuan gjithsej 24 skuadra, të cilat luftuan maksimalisht për të arritur pikët maksimale në këto sfida. Këtë vit u bë regjistrimi i skaudrave dhe publikimi i pikëve për herë të parë përmes faqes së posaçme zyrtare të krijuar.

http://challengeday.htl-shkoder.com

Një risi për këtë vit shkollor ishte „ Nxënësit njihen me shkollat e mesme“. Një bashkëpunim i organizuar nga mësuese Emirjola Kashi, ku dhe disa nxënës/e të shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj” iu bashkuan sfidave dhe u testuan për njohuritë e tyre në teknologjinë e informacionit.

Gjatë etapave të ndryshme u testuan njohuritë e nxënësve në fushat: teknikë rrjetesh, teknikë mediatike, elektronikë dhe sisteme teknike. Më shumë rëndësi kishin aftësitë tjera si: koordinimi frytdhënës i skuadrës, shpejtësia dhe menaxhimi i problemeve në raste urgjente, për të merituar ngjitjen në podiumin e ndërtuar me kompjutera të vjetër apo për të marrë çmime.

Përveç sfidave si “Tipp King or Queen” ose “Bowling for Glory”, këtë vit kishte edhe disa sfida të reja si për shembull “Real Life Pacman”, ku përmes efekteve audio dhe kostumeve të përpunuara me shumë mund, u imitua loja e vjetër „Pacman“ e viteve 1980. Më tej fëmijët luajtën „ Symbyllurazi“, ku ata me sy të fashuar duhet të dallonin pjesë të ndryshme elektronike. “Foto Treasure Hunt”, ishte një aktivitet, ku ata trajnohen për përdorimin e kamerave dhe orientimin në ndërtesa, kurse “Feed the Terminator”, ishte një sfidë ku kërkohej bashkëpunimi me robotët.

Çmimet ishin në formë artikujsh elektronikë dhe çanta për laptonë si dhe çmime në lekë. Kupat e përgatitura me një pajisje saldimi posaçërisht për këtë aktivitet i merituan vendet e para:

në kategorinë e klasava të 9-ta:

skuadra Dream Team (Bala Irena, Cungu Megan, Laqja Mohammet und Naraçi Fausta)

në kategorinë e viteve të 2-ta:

skuadra 4Fratellot (Lacuku Aristid, Precetaj Eros, Sallaku Klei und Skuka Skerdilajd. Ju përgëzojmë për arritjen dhe ju falenderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen.

Falenderoj gjithashtu të gjithë mësuesit që morën pjesë në organizim! Ishte kënaqësi të punoj me ju, veçanërisht tek sheh fytyrat e nxënësve që shkëlqejnë dhe zellin e tyre për të punuar, mund të them se ia ka vlejtur i gjithë mundi!
Takohemi në Challenge Day 4 dhe vitin e ardhshëm shkollor!

IT Challenge Day – And the Challenge is yours.

Michael Maschek

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”