Austria Schulnetzwerk

Vizitë e rëndësishme në shkollë

LajmComments Off on Vizitë e rëndësishme në shkollë

Më 13.10.2016 shkencëtari i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Dan Schechtman vizitoi së bashku me profesor Dr. Veljko Milutinovic shkollën austriake “Peter Mahringer“. Pas fjalëve përshendetëse të drejtores, znj. Gerlinde Tagini, vijoi një prezantim i shkollës nga nxënësit Jona Aliku, Ignacio Gjeluci dhe Endrin Hoti. Në vijim Herr Schechtmann, i cili fitoi në vitin 2011 Çmimin Nobel në kimi për zbulimin e kuazikristaleve, mbajti një referat para nxënësve të klasave të 5-ta, ku ai foli rreth jetës së tij, rrugës drejt profesionit dhe punën së tij si shkencëtar, për të cilën ai u vlerësua me çmimin Nobel. Gjatë referatit të dytë, profesor Milutinovic, prezantoi konceptin „Supercomputings“ dhe kërkimet e tija shkencore. Ai u dha maturantëve këshilla në fushën e Computer Engineering, një fushë në të cilën ai ka qenë shumë i suksesshëm. Nxënësit ishin shumë të mahnitur nga këta dy referate dhe në fund të aktivitetin ata kishin përgatitur disa pyetje mbi me jetën dhe profesionin e tyre. Falenderojmë përzemërsisht delegacionin për vizitën e tyre në shkollë.

Teksti dhe fotot: Brilanda Fishta Sulejmani, 14.10.2016

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”