Austria Schulnetzwerk

Hapja e projektit-ekspozitë: „Vitet Austriake. Administrimi civil i Shqipërisë së Veriut nga 1916 deri 1918“

LajmComments Off on Hapja e projektit-ekspozitë: „Vitet Austriake. Administrimi civil i Shqipërisë së Veriut nga 1916 deri 1918“


Në fund të Vitit Austriak 2018, më 13 dhjetor 2018 u hap në shkollën tonë një ekspozitë, që paraqiti historinë e Shqipërisë së Veriut të viteve 1916 deri 1918. Kjo ekspozitë është rezultati i parë i një projekti që tejkalon kufinjtë e lëndës tek klasa 4b dhe paracakton një qëllim të rëndësishëm zbulimi: cilët janë rrënjët e mbështetjes austriake në Shqipëri, veçanërisht në Shkodër dhe çfarë qëllimi u synua dhe synohet të arrihet përmes saj? Një element i rëndësishëm i shkollës sonë „Peter Mahringer“ është vendndodhja dhe historia e saj. E ndërtuar në terren franceskan, ajo ekziston si projekt që në fillimet e viteve 1916 si projekt për shoqërinë civile. Në atë kohë, Shqipëria ishte e pushtuar ushtarakisht, por drejtuesit e ushtrisë perandorake bënë gjithçka për të arritur një administrim të tillë shoqëror, për mënjanimin sa më të shpejtë të perceptimit publik të Austrisë si fuqi pushtuese ushtarake. Bashkë me murgun françeskan Gjergj Fishta, ata krijuan bazat e rëndësishme të një infrastrukture civile. Ajo përfshinte çështje e transportit, arsimit dhe shëndetësisë.
Me qëllim dokumentimin e këtij procesi ndërtimi të shoqërisë civile, klasa e 4b bashkë me mësuesin kujdestar, Thomas Aigner, planifikoi, formoi dhe organizoi një ekspozitë historike. Me ndihmën dhe bashkëpunimin e Florian Offner, ata përpunuan një „projekt të hapur“ që renditi materialet e pasura fotografike historike, i ndanë sipas afatit kohor dhe i paraqitën në fotografi. Rezultati i punës paraqet një lidhje kuptimplotë, që dëshiron të afrojë pranë të interesuarit që sodit ekspozitën, krijimin dhe rritjen e marrëdhënies së vazhdueshme ndërkulturore ndërmjet dy shteteve. Kjo është një punë e cila duhet të vazhdohet edhe më tej.

Thomas Aigner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”