Austria Schulnetzwerk

Hapja e kursit të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” Bushat dhe dorëzimi i 10 kompjuterëve

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” Bushat dhe dorëzimi i 10 kompjuterëve


Në kuadër të projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut” për herë të parë hapëm kursin e gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” Bushat.
Interesi i nxënësve për të mësuar këtë gjuhë ishte tepër i madh. Nxënës nga klasa e 7 deri tek e 9-ta u rregjistruan në kursin e gjermanishte që do të mbahet nga Rita Vuksani.
Në oborrin e kuruar të shkollës “Gjon Ndoci” drejtoresha znj. Lindita Skuka, drejtori i shkollës austriake Josef Fasching, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj, kordinatori i gjermanishtes Markus Offner i uruan nxënësve suksese në të mësuarit e gjuhës gjermane.
Drejtori z. Josef Fasching pati kënaqësinë të dorëzonte për drejtorinë e shkollës 10 kompjuterë; Gjatë një bisede informative me znj. Skuka u planifikuan vizita te ardhshme për instalimin e këtyre kompjuterëve. Instalimi do te kryhet nga grupi i punimeve të diplomës të maturantëve nga shkolla austriake.
Ne si shkollë gëzohemi për këtë bashkëpunim të ri dhe falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti.

26.10.2018 Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”