Austria Schulnetzwerk

Hapja e kursit të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare Bardhaj

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare Bardhaj


Në kuadër të projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut” për herë të parë hapëm kursin e gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare në Bardhaj. Interesi i nxënësve për të mësuar këtë gjuhë ishte tepër i madh. Rreth 30 nxënës nga klasa e 7 deri tek e 9-ta u rregjistruan në kursin e gjermanishte që do të mbahet nga Rita Vuksani.
Drejtoresha e shkollës znj. Tereze Brigja, nëndrejtori i shkollës z. Lekë Pjetri, mësuesja e gjuhë-letërsisë Mira Pjetri, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj, kordinatori i gjermanishtes Markus Offner dhe mësuesja e gjermanishtes Rita Vuksani i uruan nxënësve shumë suksese në të mësuarit e gjuhës gjermane.
Ne si shkollë gëzohemi për këtë bashkëpunim të ri dhe falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti.

17.10.2017 Mikela Lekaj, Fotos: Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”