Austria Schulnetzwerk

Hapja e kursit të gjermanishtes në shkollen 9-vjeçare, Bardhaj

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjermanishtes në shkollen 9-vjeçare, Bardhaj


Edhe për vitin shkollor 2018/2019 projekti “Gjermanishtja në Veriun e Shqipërise” trokiti ne shkollën 9-vjeçare Bardhaj.
Në prani të drejtueses së projektit Mikela Lekaj, kordinatorit të gjermanishtes në shkollën austriake Mag. Markus Offner dhe drejtueses së kursit Enkelejda Prendi u bë hapja e kursit të gjermanishtes. Interesi i nxënësve për të mësuar këtë gjuhe ishte teper i madh. Mbi 40 nxënës nga klasa e 7 deri tek e 9-ta treguan interes për të filluar kursin e gjermanishtes. Ata do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë një gjuhë të re por edhe të krijojnë dialog dhe kontakt me shkollën austriake nëpërmjet drejtueses se kursit, maturantes sonë Enkeljeda, e cila shprehet mjaft e lumtur për këtë eksperience të re.
Duke shprehur mirenjohjen tonë për këtë bashkëpunim të frytshme duam të falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti.

03.10.2018 Mikela Lekaj; Fotos Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”