Austria Schulnetzwerk

Hapja e ekspozitës „Warhol shkon Shkodra“

LajmComments Off on Hapja e ekspozitës „Warhol shkon Shkodra“


Në mbrëmjen para organizimit të shkollës me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë, në ambientet e Shkollës Austriake u çel në mënyrë festive ekspozita me titullin „Warhol shkon Shkodra“.

Aty u prezantuan rezultatet e një projekti pedagogjik të financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Gruas në Austri, në qendër të së cilit qëndronte teknika e serigrafisë. Motive nga Shkodra, Kopliku dhe Vermoshi u përpunuan sipas kësaj teknike dhe iu prezantuan një publiku të gjerë.

Dhe përsëri, nxënëset dhe nxënësit e shkollës HTL në Shkodër vërtetuan që ata mund të krijojnë ura ndërmjet kompetencave teknike dhe ndjesisë së kompozimit kreativ. Kështu, aktiviteti u plotësua me një grup muzikantësh nga nxënës të shkollës sonë dhe një kërcim tradicional shqiptar nga nxënëset e vitit të 3-të.

Që në mbrëmjen e parë të hapjes së ekspozitës erdhën kërkesat e para dhe pyetjet, nëse serigrafitë e prezantuara mund të blihen, gjë kjo që vërteton që kjo ekspozitë la pas një shije të këndshme përshtypjeje.

26.11.2018 Markus Offner
Fotot: Florian Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”