Austria Schulnetzwerk

Të ushqyerit shëndetshëm – Projekti -Të hamë supë Janar – Shkurt 2017

LajmComments Off on Të ushqyerit shëndetshëm – Projekti -Të hamë supë Janar – Shkurt 2017

Për të sensibilizuar nxënësit për një dietë të shëndetshme, u zhvillua në janar dhe shkurt 2017 një projekt për për klasat 8-ta dhe të 3-të me titull „ Të hamë supë“. Projekti u organizua nga grupi i cilësisë Lëvizje dhe sport / Shkollë e shëndetshme së bashku me punonjësit në mensë.
Secila klasë shkoi një herë në një orë të gjashtë së bashku me mësuesin e saj / mësuesin e tij në mensë, ku pjesëmarrësit në projekt tashmë i priste një supë e freskët perimesh. Bashkë me supën është shërbyer dhe bukë. Për të pirë kishte ujë. Në përfundim të këtij vakti kishte fruta, në fillim mandarina, më vonë mollë. Grupet duhej të shtronin vetë tavolinën dhe pasi të hanin sigurisht duhej zbrasnin dhe të fshinin tryezën.
Pas kësaj nxënësit dhe mësuesit diskutuan për rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm, për llojet e perimeve, për supat dhe rreth të udhqyerit tyre gjatë pushimeve midis orëve. Ata mësuan çmimin e një supe në mensë dhe tani e dinë se ku mund ta porosisin atë. Përveç kësaj,u morën dhe reagime rreth projektit nga ana nxënësve. Ai u prit shumë mirë nga të gjithë, disa mund të imagjinojnë, që ndonjëherë mund të hanë një supë në mensë. Ata e pritën me pozitivitet një vakt të ngrohtë gjatë sezonit të ftohtë dhe idenë e të ngrënit së bashku si një klasë.
Ata tani e dinë se jo vetëm pica, por edhe supa shijon.

Teksti dhe Fotot: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”