Austria Schulnetzwerk

Finalja e konkursit “Fjala Artistike 2015”

Me datë 25.11.2015 në qendrën kulturore të fëmijëve u zhvillua faza finale e konkursit “Fjala Artistike 2015”. Në këtë fazë nxënësja e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” Irsa Golemi (klasa 8a) ishte një ndër finalistet e zgjedhura nga juria për fazen finale. Me interpretimin e saj të shkëlqyer Irsa Golemi meritoi çmimin e parë të ketij konkursi të cilin ia dhuroi kryetarja e bashkise Zj.Voltana Ademi me pranine edhe te drejtorit te arsimit z.Kadri Ymeri dhe drejtorit të qendrës kulturore të fëmijëve Z.Kujtim Alija .Për këtë çmim Irsa falenderon mesuesen e letersise Zj.Brunilda Kapcari për punen dhe përkushtimin e saj, gjithashtu edhe drejtorine për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.

Teksti dhe Fotot Brunilda Kapcari

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”