Austria Schulnetzwerk

Festimi i 10-vjetorit të shkollës austriake “Peter Mahringer” në Shkodër më 28.9.2017

LajmComments Off on Festimi i 10-vjetorit të shkollës austriake “Peter Mahringer” në Shkodër më 28.9.2017


Më 28. 09.2017 u zhvillua festa e 10 vjetorit të shkollës sonë në praninë e të ftuarve të shumtë dhe figurave të shquara nga Austria dhe Shqipëria. Ne mirëpritëm ambasadorin austriak në Shqipëri, Dr. Sattler, Konsullin austriak të Nderit në Shkodër, z. Leqejza, nga Ministria e Arsimit e Austrisë Mag. Huber dhe Dr. Fröhlich, ish-kryetarin e parlamentit të Austrisë, Fritz Neugebauer, ish-shefin e seksionit dhe kryetarin e Fondacionit të Shkollës, Mag. Stelzmüller, ish-AV HTL Spengergasse, Dr. Bruckner, si dhe zv.ministrin në Ministrisë e Arsimit dhe Sportit, Dr. Rauf Dimraj, kryetaren e Bashkisë Shkodër, zonjën Voltana Ademi, kryetaren e Këshillit të Qarkut, znj. Greta Bardeli, përfaqësueset e Ministrisë së Arsimit, znj. Tatjana Vuçani dhe znj. Kozeta Rrokomanaj dhe nga znj.Elira Smakaj DAR Shkodër.

Në fjalimet individuale të të ftuarve të nderit është theksuar rëndësia e shkollës në 10 vitet e fundit dhe si në të ardhmen. Si formimi i thellë në anën teknike ashtu dhe bashkëpunimi reciprok ndërkulturor e bëjnë këtë shkollë teknike një simbol në sektorin e arsimit.
Një falenderim i veçantë shkon për drejtoren, Mag. Gerlinde Tagini,e cila udhëhoqi këtë shkollë pothuajse nëntë vjet në fazën e vështirë të fillimit. Në këtë mbrëmje, ajo u nderua me çmimin më të lartë austriak për zyrtarët në pozicione të rëndësishme drejtuese. Ne e përgëzojmë përzemërsisht edhe një herë!

Me rastin e festimit të 10-vjetorit të shkollës sonë grupi i projektit i z. Heurix – përbërë nga rreth 20 nxënës nga 8B, 9A, 2A, 2B dhe 5B – përgatitën disa pjesë:
Pas mbrëmjes së famshme të shkrimtarit shqiptar Migjeni nga viti i kaluar shkollor u paraqit një korrespondencë e shkrimtarit si dialog me të dashurën e tij.
Një tjetër performancë ishte recitimi i këngës së Bettina Wegner “Fëmijët”.
Teksti “Plöschberger” i grupit austriak Drahdiwaberl u plotësua me disa biseda të nxënësve.
Grupi i projektit përgatiti dhe paraqiti disa këngë – kushtuar temës “shkollë – edukim”.
Aktivitetet e ndryshme u plotësuan përmes prezantimeve video, titrave apo përkthimeve për të lehtësuar të kuptuarit e tekstit për të ftuarit austriakë dhe shqiptar.

Pjesët e programit artistik dhe performanca muzikore e grupit të projektit është gjykuar në përgjithësi edhe nga mysafirët austriake jashtëzakonisht mirë dhe ka kontribuar shumë në suksesin e festës.
Është e rëndësishme të theksohet veçanërisht, motivimi dhe angazhimi i madh i nxënësve.
Së fundi, falenderojmë në mënyrë të veçantë koordinatorin e aktivitetit, Z. Bekim Alibali, dhe të gjithë kolegët, të cilët kanë kontribuar për suksesin e mbrëmjes.

Falenderojmë gjithashtu partnerët dhe sponsorët tanë, ish kryetarin e parlamentit Neugebauer, AV Dr. Bruckner (HTL Spengergasse) Energji Ashta, SIGAL UNIQA, shërbimet e transportit Hausner, Fondacionin Luetke dhe donatorë privatë. Shpresojmë që të kemi mbështetjen tuaj dhe në të ardhmen.

Mag. Josef Fasching dhe Mag. Karl Heurix

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”