Austria Schulnetzwerk

Festat e nëntorit në shkollën “Peter Mahringer”

Me rastin e Festave të Nëntorit, shkolla austriake “Peter Mahringer” organizoi një aktivitet me recitime, këngë e valle. Organizatorja dhe drejtuesja e këtij aktiviteti ishte mësuesja e gjuhë – letërsisë Z. Irma Dashi (Memçaj).

Shfaqja u hap mes emocionesh që si përherë shkakton himni kombëtar, sidomos në ditë të tilla. Me pas vijoi fjala përshëndetese e drejtoreshës Z. Tagini, e cila falenderoi organizatoren dhe nxënësit përshëndetës, si dhe me fjalën përshëndetëse te Z. Irma.

Nje grup valleje nga Qendra Kulturore per Fëmijë , e drejtuar nga prof. Aldo Nika , hapi siparin e përformancave. Ata përcollën një atmosferë të jashtëzakonshme. Të gjithë pjesëmarësit u kënaqën dhe u mallëngjyen ne interpretimet e jashtëzakonshme te poezive, të cilat u shoqëruan me duartrokitje të gjata.

Vargje të Fishtës e Nolit u interpretuan nga 3 moderatorët Irza Gërcari, Injacio Gjeluci dhe Sidita Kumanova. U vijua me interpretime të nxënësve, nga e 9c Megan Cungu , Raise Shytani dhe Gleart Golemi, nga 3b Era Ymeri, Ersamir Zekaj dhe Gjystina Ndou, nga klasat e teta Irsa Golemi dhe Samanta Preka dhe nga viti I parë Gertruda Rrotani. U pëlqye shume interpretimi orchestral nga Antonio Shllaku dhe Enmanuel Marku.

Plot ritëm e gjallëri ishin dhe vallet nga 9b me interpretim të Anida Borshit, Megi Dibra, Sara Kumanova dhe Edra Asllani si dhe nga 3bs4 Riad Isufi, Ermeland ,Elefterie Dardani dhe Jona Aliku. Me shumë kënaqësi u përcollën edhe këngët e Arselinda Sheqeri dhe Jona Alija, si dhe kënga e nxënësit të 4a , Tedi Paçrami. Shfaqja u mbyll mes tingujve të himnit të kombëtares tone dhe shoqërimit me valle nga Andsa Borshi dhe Irza Gërçari.

Një falenderim I vecantë shkon për mësuesen e letërsisë Z. Irma si dhe për mbështetjën e Z. Tagini e Z. Bazhdari, pa harruar gjithë nxësisit pjesëmarrësit për emocionet që dhuruan. Suksese në të ardhmen!

Irma Memçaj Dashi

Fotot: Hajro Plaku

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”