Austria Schulnetzwerk

Festat e nëntorit në shkollën austriake “Peter Mahringer”

Comments Off on Festat e nëntorit në shkollën austriake “Peter Mahringer”


Me rastin e festave të nëntorit, shkolla austriake “Peter Mahringer”, organizoi si çdo vit një aktivitet me recitime, këngë e valle. Ky vit ishte i veçantë, sepse përkonte me 10 vjetorin e shkollës, pra 10 vite aktivitete, drejtuar nga mësuesja e “Gjuhë – letërsisë”, z. Irma Dashi (Memçaj).
Si çdo vit, shfaqja u hap mes emocionesh, që si përherë shkakton himni kombëtar, sidomos në ditë të tilla. Emocionet u shtuan më tepër nga fjala përshëndetëse e drejtorit z. Fasching, i cili ndër tjera citoi fjalët e burrit të mençur, Ismail Qemalit, në ditën e shënuar në Vlorë.
Fjalëve përshëndetëse të drejtorit iu bashkëngjitën edhe falënderimet e nëndrejtoreshës, Sidita Bazhdari, e cila përgëzoi punën e mësueses Irma ndër vite, po ashtu edhe dëshirën dhe vullnetin e nxënësve pjesëmarrës.
U mbushën plot nostalgji të gjithë të pranishmit në sallë, nga prezantimi i projektit me foto, nga aktivitetet e të gjitha viteve, me rastin e festave të nëntorit, i përgatitur nga nxënësi i klasës së 9A, Braian Plaku.
Fjalët hyrëse dhe vargje u interpretuan nga 4 moderatorët: Erda Ymeri, Ersamir Zekaj, Gjystina Ndou dhe Bekim Toskaj (maturantë të klasës 5B). U vijua me interpretime të nxënësve, nga e 9A: Mejba Kadija, Iris Sakej, Viktoria Leqejza, Ardit Ramaj; nga 9B: Antonela Marku, Iris Haxhija; nga 2B Samanta Preka; nga 3A Benard Marashi; nga 4A: Jons Bori, Lear Sokoli, Denis Grabova, Klid Selhani, Gertruda Rrotani, si dhe nga maturantët e 5B
Erda Ymeraj, Ersamir Zekaj, Gjystina Ndou, Pjetro Dodani, Samela Lulaj und Bekim Toskaj.

Plot ritëm e gjallëri ishin dhe vallet të interpretuara nga: Anida Borshi, Samanta Preka, Ana Bushgjokaj, si dhe nga të gjitha vajzat e klasës së 9B. Me shumë kënaqësi u përcollën edhe këngët e Arselinda Sheqeri, Ana Bushgjokaj dhe Mejba Kadija, si dhe kënga e nxënëses së klasës 7a Ana Maria Shala. Shfaqja u mbyll mes tingujve të këngës ¨Xhamadani vija-vija¨ të interpretuar nga Arselinda Sheqeri.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen e “Gjuhë-Letërsisë” z. Irma si dhe për mbështetjen e z. Fasching e z. Bazhdari, pa harruar të gjithë nxënësit pjesëmarrës për emocionet që dhuruan. Suksese në të ardhmen!

24. 11. 2017 Tekst: Irma Memcaj Fotot: Hajro Plaku

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”