Austria Schulnetzwerk

Festa e mbylljes së vitit shkollor 2018-2019

LajmComments Off on Festa e mbylljes së vitit shkollor 2018-2019


Me datë 19.06, në orën 18:30, në Shkollën Austriake „Peter Mahringer“ u zhvillua festa e mbylljes së këtij viti shkollor. Aktiviteti përfshinte fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Republikës së Austrisë në Shqipëri, Zotit Dr. Johann Sattler, Drejtuesit të Fondacionit Shkollor Austriak, Zotit Këshilltar në Ministri Dr. Friedrich Fröhlich. Prezentë në këtë ditë të veçantë për shkollën dhe maturantët e këtij viti ishin dhe përfaqësuesja nga Minsitria e Arsimit e Austrisë, Zonja Tatjana Vuçani, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Zoti Gjergj Leqejza, prindër e të ftuar të tjerë.
Të gjithë përshëndetën edhe tre mësuesit, për të cilët ky vit ishte i fundit në shkollën tonë, zonjën ish-drejtorëshë të Shkollës Austriake, Mag. Gerlinde Tagini dhe mësuesit Iyad Shalaldeh dhe Hajro Plaku.
Ngjyrat e bukura të kësaj feste ishin pjesa muzikore dhe banda muzikore e shkollës, përshëndetja me maturantët e këtij viti e më tej fishekzjarret, hedhja e kapeleve dhe kokteili.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”