Austria Schulnetzwerk

Pёrfundimi me sukses i kurseve tё gjuhёs gjermane nё Mjedё dhe Vau i Dejёs

Tё premten, mё 20.05.2016 pёrfunduam me sukses kurset e gjuhёs gjermane nё Mjedё dhe Vau i Dejёs: kurse tё cilat pёrfshihen nё projektin e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Grave tё Austrisё. Nё prani tё drejtorёve tё shkollave pёrkatёse, se bashku me mёsuesen e gjuhёs gjermane Rita Vuksani, drejtuesen e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatorin e gjermanishtes nё shkollёn Austriake, Markus Offner, nxёnesit morёn çertifikatat pёrkatёse.
Njё falenderim i veçantё shkon pёr drejtorёt e kёtyre shkollave, tё cilёt na dhanё besimin e tyre pёr tё vazhduar kёto kurse, gjithashtu edhe Ministrinё e Arsimit dhe Grave tё Austrisё pёr mbёshtetjen dhe financimin e vazhdueshёm tё kёtij projekti sa tё rёndёsishёm aq edhe tё bukur nё veriun e Shqipёrisё.
24.05.2016, Mikela Lekaj
Fotos: Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”