Austria Schulnetzwerk

Një ditë e bukur në Razëm

LajmComments Off on Një ditë e bukur në Razëm

Këtë vit klasa 8a zgjodhi për të vizituar hijeshinë dhe freskinë e Razmës. Edhe pse me një mot jo shumë të favorshëm, fëmijët e shijuan shumë udhëtimin dhe ambjentin që u afroi natyra e mrekullueshme.
Sapo zbritën nga autobusi, dëshira e parë e djemve të klasës ishte një ndeshje futbolli.Një ndeshje shumë e bukur, të cilën as pikat e shiut që nisën si me magji, nuk ia zbehën energjinë e lojës. Ndërsa vajzat preferuan shëtitjen mes pishave, eksplorimin e zonës dhe foto pafundddd…
Dhe siç u pëlqen ta quajnë …<> i dha fund kësaj dite të bukur, të veçantë, por dhe të fresket. Nuk mbeti tjetër perveç nisjes për në shtëpi dhe reflektimit për çdo moment të kaluar aq bukur me njëri -tjetrin.

Teksti dhe foto

Irma Memçaj-Dashi

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”