Austria Schulnetzwerk

Dysheme e re në palestër

LajmComments Off on Dysheme e re në palestër


Më 17 Shtator 2018, në shkollën austriake „Peter Mahringer“ u zhvillua festa e inagurimit të dyshemesë së re në palestrën e shkollës, projekt ky i bashkëfinancuar nga ADA (Austrian Development Agency – Agjensia Austriake për Zhvillim). Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet Drejtori i Përgjithshëm i ADA Zoti Martin Ledolter, Drejtori i Zyres së Koordinimit Teknik në Tiranë Zoti Heinz Habertheuer, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Zoti Gjergj Leqejza, përfaqësues nga Bashkia Shkodër, Energji Ashta, Departamenti i Gjermanistikës në Universitetin „Luigj Gurakuqi“ e komuniteti përreth, si dhe prindër e nxënës. Këta të fundit, përmes talentit të tyre, përtej shkencës së informatikës, e bënë festën edhe më të bukur përmes këngëve e muzikës origjinale nga banda muzikore e shkollës e numra akrobacie. Aktiviteti argëtues dhe formues u mbyll me shpalosjen e banderolës, në nder të bashkëpunimit të suksesshëm mes shkollës austriake „Peter Mahringer“ dhe ADA, në shërbim të nxënësve e komunitetit përreth.
E gëzofshim palestrën e re!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”