Austria Schulnetzwerk

Drejt një të ardhme të sigurt!

LajmComments Off on Drejt një të ardhme të sigurt!

Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ ka lindur nga bashkëpunimi mes Ministrive të Arsimit të dy shteteve mike, Shqipëri dhe Austri. Kjo miqësi e fortë, që në themel ka zhvillimin arsimor të fëmijëve tanë sipas standardeve evropiane, vazhdon edhe sot me të njëjtin ritëm.
Ditën e martë, datë 13 Nëntor 2018, drejtori Zoti Mag. Josef Fasching dhe nëndrejtoresha Zonja Sidita Bazhdari udhëtuan drejt Tiranës, ku në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sëbashku me ambasadorin e Austrisë Zotin Dr. Johann Sattler dhe të ngarkuarën për fushën e arsimit nga Kulturkontakt në Shqipëri, Zonja Nina Beširević, u pritën nga Zonja Lindita Nikolla, Ministre e kësaj ministrie. Tema e këtij takimi ishte kryesisht matura 2019-2020.
Ne falenderojmë Zonjën Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për të dëgjuar, trajtuar dhe më tej zgjidhur kërkesat e shkollës sonë, në interes dhe të mirë të nxënësve tanë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”