Austria Schulnetzwerk

Donacioni për shkollën e romëve „ Beato Zeferino“

Më 18.12.2015 në kuadër të një vizite para festave të fundvitit drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha Sidita Bazhdari së bashku me një pjesë të stafit shkollor dhuroi një shumë parash që mësuesit tanë kishin grumbulluar që nga fillimi i vitit shkollor për nxënësit e kësaj shkolle. Zonja Havajana Tabaku, Pater Gjon dhe Fra Giuseppe i uruan mirëseardhjen Shkollës Austriake, ndërsa nxënësit na pritën neve miqve me disa poezi dhe me një këngë për krishtlindje.

Duke shkëmbyer mendime u arrit sërish në përfundimin se ndjekja e shkollës është e vetmja mundësi për të integruar këta fëmijë në shoqëri. Për këtë arsye le të mbështesim më shumë edhe në të ardhmen shkollën „ Beato Zeferino“.

21.12.2015 Gerlinde Tagini Fotot: Maria Hönigsberger

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”