Austria Schulnetzwerk

Donacion për “Shtëpinë e të moshuarve” Shkodër

Më 15.01, drejtoresha Gerlinde Tagini, nëndrejtoresha Sidita Bazhdari dhe disa kolege dhe kolegë nga Shkolla Austriake Shkoder gjatë një vizite të shkurtër në “Shtëpinë e të moshuarve” në Shkodër, një institucion, i cili nuk strehon vetëm të moshuar por edhe njerëz, të cilët nuk kanë familje dhe janë të vetëm, i dhanë z. Edmond Emini, drejtorit të azilit, një kontribut zemërgjerë për këtë institucion. Shkolla Austriake dëshmoi sërish për gatishmërinë e saj për të mbështetur projekte sociale në Veriun e Shqipërisë. Pas një bisede informuese me z. Emini, delegacioni krijoi përshtypje pozitive për këtë insititucion dhe premtoi se Shkolla Austriake sipas mundësive do ta mbështesë edhe në të ardhmen.

19.01.2016 Markus Offner Fotos: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”